Sinanaj: Shoh politizim të skajshëm të çështjes së gazit, s’po u lihet ekspertëve

0%

Shpërndaje në: Gazetari Agon Sinanaj, ka thënë se çështja e gazit është duke u politizuar skajshmërish. Sipas tij edhe Strategjia aktuale e Energjisë e edhe strategjia e kaluar 2017-2026 nuk e përjashton çështjen e gazifikimit, por ai ka thënë se kjo çështje nuk po u lihet ekspertëve.

“Problemi më i madh unë mendoj që kjo çështje nuk po u lihet ekspertëve, por po u lihet partive politike, dhe e dimë edhe në të kaluarën që sektori i energjisë është shfrytëzuar nga partitë politike, qoftë pushtet, opozitë, për luftë politike, edhe e shoh një politizim të skajshëm të çështjes së gazit”, ka theksuar Sinanaj në emisionin “Konfront” në KTV.

Ai ka thënë se kjo po bëhet edhe duke iu referuar vetëm si “gazi amerikan”. “Në fakt integrimi rajonal përmes tubacioneve është politikë edhe e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Sinanaj. Ai ka thënë se integrimi rajonal përmes tubacioneve parashihet edhe në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, të cilin e ka nënshkruar edhe Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinanaj ka theksuar se problemi është politizuar, por sipas tij Kosova s’do të duhej të ishte pengesë kurdo që vjen koha që investimet për gazifikim të realizohen. Sipas investimet në gypat e tubacionit janë në fazën fillestare edhe në disa shtete të tjera si Greqia e Maqedonia e Veriut.

Burimi: Koha