Dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

0%

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e 26-të të saj, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë. Në orën , protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë dhe fjalimet e përnatshme.

Pas tubimit, protesta vijon me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, që zgjasin për disa orë. Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. /euronews.al

Burimi: Telegrafi