Të paktën 188 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1,500 janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën njëri pas tjetrit, sipas raportimeve të BBC. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e ndërtesave të shembura në Karakas dhe në La Guaira. Sipas OKB-së, më shumë se 100 ndërtesa janë shembur, ndërsa pamjet video tregojnë njerëz që vrapojnë për t’u strehuar.
Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën me vetëm një minutë diferencë. I dyti ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900.
