Kombëtarja e Shqipërisë para sfidave të vështira

0%

Vajzat kuqezi janë gati për Raundin e tretë dhe të fundit të CEV Volleyball European League. Pas ndeshjeve të raundit të parë dhe të dytë, Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra luan në Tiranë këtë fundjavë raundin final për një vend mes më të mirave të Europës. Në këtë raund, vajzat e Kombëtares do të përballen me Austrinë dhe Suedinë, në dy sfidat e fundit të rëndësishme dhe vendimtare. Takimet e Raundit të tretë zhvillohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë, nga data 19 deri më 21 qershor.

Burimi: Bota Sot