Futbollisti Almir Kryeziu ka ndarë rrugët me klubin e Ballkanit të Therandës. Lajmi bëhet i ditur nga vet klubi therandas. Kryeziu është prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë, i cili ka dhënë kontribut të madh në radhët e Ballkanit. “Çdo rrugëtim ka një kapitull të veçantë, dhe kapitulli yt te FC Ballkani do të mbetet pjesë e historisë sonë.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër në çdo ndeshje, ti mbrojte me krenari fanellën portokalli e zi. Për çdo sakrificë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar për klubin tonë, të jemi mirënjohës. FC Ballkani të falënderon për gjithçka që ke dhënë dhe të uron suksese të pafundme në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde.
Njëherë Ballkan, gjithmonë pjesë e familjes sonë”, thuhet në një njoftimin e FC Ballkanit.
