U përplas me Fitore Pacollin, u shkarkua nga “Ibër-Lepenci” – Gjykata

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e veteranit Agim Pllashniku ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” dhe ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës.

Me aktgjykimin e 28 korrikut 2026, gjykata ka anuluar vendimet e ndërmarrjes për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe ka obliguar “Ibër-Lepencin” ta kthejë Pllashnikun në vendin e punës “Zyrtar i Autoparkut”, në përputhje me kushtet e kontratës së tij të punës.

Sipas aktgjykimit, ndërmarrja është obliguar t’i paguajë Pllashnikut pagat e papaguara për periudhën nga 31 korriku 2025 deri më , në shumën prej 8,647.81 euro , së bashku me kamatën ligjore prej 8 për qind, si dhe detyrimet për kontributet pensionale dhe tatimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas protestës ndaj Fitore Pacollit, Agim Pllashniku përjashtohet nga puna – familja e konfirmon largimin Gjykata ka urdhëruar gjithashtu pagesën prej 1,163.25 eurosh për çdo muaj , nga dita e nxjerrjes së aktgjykimit deri në ekzekutimin e tij.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka konstatuar se shkeljet disiplinore të pretenduara nga punëdhënësi nuk janë dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme dhe se gjatë ndërprerjes së marrëdhënies së punës nuk janë respektuar në tërësi procedurat ligjore. Përveç detyrimeve të tjera, “Ibër-Lepenc” është obliguar t’i paguajë Pllashnikut edhe 748 euro për shpenzimet e procedurës kontestimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com