Rusia sulmon Ukrainën me 133 dronë/ Goditet treni me 340 pasagjerë në

0%

Sulmet ruse me dronë ndaj Ukrainës kanë vijuar gjatë orëve të fundit në disa zona të vendit, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë për një valë të re sulmesh ajrore. Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, Rusia lëshoi 133 dronë, nga të cilët mbrojtja ajrore arriti të interceptojë 111.

Përmasat e sulmeve dhe rreziku me të cilin përballen çdo ditë qytetarët janë evidentuar edhe në Kiev, ku një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një dron rus Geran-2, i përfshirë nga flakët pasi u godit nga mbrojtja ajrore, bie në mes të një rruge, mes automjeteve që qarkullojnë. 🇺🇦🇷🇺 – UKRAINE / RUSSIE 🔸Interception d’un drone Geran-2 aujourd’hui dans la région de Kiev manquant de peu une voiture après sa chute. pic.twitter.com/2sNaZrmX5n — NEXUS (@nexus_osint) August 12, 2026 Ndërkohë, një tjetër sulm tragjik është regjistruar në rajonin e Odessa-s, ku një dron rus Shahed goditi motorin e një treni pasagjerësh.

Si pasojë e goditjes, humbën jetën makinisti dhe ndihmësi i tij. Treni, i cili transportonte 340 pasagjerë, po i afrohej një stacioni ku ishte planifikuar që udhëtarët të zbrisnin, pasi ishte konstatuar një kërcënim nga një dron. 🇺🇦🇷🇺 – UKRAINE / RUSSIE 🔸Interception d’un drone Geran-2 aujourd’hui dans la région de Kiev manquant de peu une voiture après sa chute. pic.twitter.com/2sNaZrmX5n — NEXUS (@nexus_osint) August 12, 2026 Sipas autoriteteve, ekuipazhi i lokomotivës po përpiqej të ndalonte trenin dhe të krijonte mundësinë që pasagjerët të zbrisnin në mënyrë të sigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, droni ndryshoi papritur trajektore dhe goditi motorin, duke mos u lënë kohë makinistëve të reagonin. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të plagosur mes tyre. Ata u transportuan më pas drejt Odessa-s me autobusë.

Ngjarja vjen në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë në disa zona të Ukrainës, duke vënë në rrezik jo vetëm objektivat ushtarake dhe infrastrukturore, por edhe transportin civil dhe jetën e qytetarëve.

Burimi: Bota Sot