Kur Suedia arriti të punësonte ish-trajnerin e Chelseat, Graham Potter, për t’i dërguar ata në Kupën e Botës u duk si një surprizë, por tani plani mund të dështojë lehtësisht.
Shoqata Suedeze e Futbollit e solli Potterin pas periudhave të tij në Premeir Ligë me klube si Chelsea dhe West Ham, për të shpëtuar fushatën e tyre të dobët kualifikuese të Kupës së Botës, e cila u la në rrënoja, kryesisht pas dy humbjeve kundër Kosovës.
Potter ndërtoi reputacionin e tij si trajner gjatë një periudhe legjendare shtatvjeçare 2011-2018 me klubin suedez Ostersunds, në të cilën ai i çoi ata mrekullisht nga niveli i katërt i futbollit suedez në ligën e parë Allsvenskan, fitoi Kupën e Suedisë dhe mposhti Arsenalin në stadiumin Emirates në Europa Ligë.
Në rrethana pothuajse të mrekullueshme, Potter përdori magjinë e tij për t’i rikthyer fushatën suedezeve në rrugën e duhur përmes fitoreve në fazën eliminatore kundër Ukrainës dhe Polonisë, ku Potter e zgjati kontratën e tij deri në verën e vitit 2030.
Nëse Suedia eliminohet në raundin e 32-shave do të mbetet me një trajner, ndikimi i menjëhershëm i të cilit zbehet shpejt, nga ana tjetër, nëse suedezët ia dalin mbanë, ata do të përballen me një problem tjetër, pasi suksesi në Kupën e Botës pa dyshim do ta vendosë emrin e Potterit në garë për një rikthim në Premier Ligë ose në një klub të madh në Evropë.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe aktualisht Drejtori i Futbollit të Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kallstrom, ka theksuar se është i vetëdijshëm për këtë dilemë. “Mendoj se bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht i mirë dhe mendoj se Graham është shumë i lumtur dhe entuziast që është trajner i ekipit kombëtar suedez, prandaj ai e shijon të qenit në këtë mjedis.
Kam qenë i përfshirë në këtë sport për një kohë të gjatë dhe të gjithë e dimë se si funksionon. Nuk ka asgjë përfundimtare në futboll, por ambicia jonë është që Graham të jetë me ne për aq kohë sa të mundemi” , tha Kallstrom. Suedia do të përballet me Japoninë të premten në orën , në një ndeshje vendimtare që do të luajë rol në përcaktimin e tre vendeve të para në Grupin F.
