Reali dhe PSG-ja kanë golashënuesit më të mirë të Botërorit

0%

Shpërndaje në: Kupa e Botës deri tani ka dhuruar shifra historike, përfshirë atë të shënimit të golave. Deri tani janë shënuar 161 gola në 54 ndeshje, me mesatare prej 2.98 golave për ndeshje. Lojtarët e Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit kanë shënuar më së shumti gola. Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior kanë realizuar nga katër gola dhe të dy janë lojtarë të Real Madridit.

Edhe Erling Haaland i ka katër gola të realizuar. Kjo treshe e ka një gol më pak se Lionel Messi. Shumë gola kanë realizuar edhe lojtarët e PSG-së. Joao Neves, Nuno Mendes, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele, Bradley Barcola dhe Ibrahima Mbaye, kanë realizuar të paktën nga një gol. Real Madridi përfaqësohet me dhjetë lojtarë në Botëror, ndërsa PSG-ja me 15-të.

Më së shumti lojtarë në Kupë të Botës ka Manchester City, me 19 lojtarë në total.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha