Garë ende e hapur për pozitën e dytë në Grupin D

0%

Shpërndaje në: Gara për vendin e dytë në Grupin D është ende e hapur. Për pozitën e dytë po luftojnë Paraguai dhe Australia, që do të përballen në Santa Clara në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Vendi i parë tashmë është zënë nga SHBA-ja, ndërsa Turqia është eliminuar. Ndeshja ndërmjet Paraguait dhe Australisë zhvillohet në ora të mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë.

Tri përballjet e fundit ishin në favorin e Australisë. Australia ka dy fitore ndaj Paraguait. Një ndeshje kishte përfunduar 1:1. Ndeshja tjetër ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së nuk ka peshë. Për Turqinë e rikthyer në Botëror pas 24 vjetësh, është ndeshja e fundit, ndërsa SHBA-ja synon fitoren e tretë në Kupën e Botës, të cilën e organizon së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Katër përballjet e tyre në të kaluarën kanë përfunduar me rezultat 2:1. Dy fitore ka shënuar Turqia e dy të tjera SHBA-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha