Një 28-vjeçar me origjinë peruane ka humbur jetën në Milano pasi është mbytur gjatë një zhytjeje në një pishinë komunale ku kishte hyrë në mënyrë të paligjshme së bashku me një grup miqsh, pas orarit të mbylljes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut në pishinën “Romano”, në zonën Città Studi.
Sipas mediave italiane, grupi kishte kapërcyer gardhin për të hyrë në ambientet e objektit sportiv, i cili në atë moment ishte i mbyllur për publikun. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë pas orës dhe kanë nisur përpjekjet për reanimim në vendngjarje. I riu është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Policlinico të Milanos, por më pas ka ndërruar jetë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
