250 vite dritë nën flamurin e lirisë

0%

SHBA 250 vite shtet, ecën krenare në rrugën e vet. Flamuri si një qiell me yji, nuk u përkul kurrë. SHBA një histori, që vazhdon të shkruhet, me liri e drejtësi si fjalë e parë. Ecën me demokraci në zemër, dhe shpresë në duart e njerëzve, shembull për shumë kombe në botë. Siç thotë urtia e popullit: “Qentë lehin, karvani ecën.” Asnjë pengesë nuk e ndal, rrugëtimin e një kombi të bashkuar.

Në Ditën e Pavarësisë, kujtohen ata që ranë për lirin e atdheut. Veteranët me lot në sy, jo nga dhimbja, por nga krenaria e një jete kushtuar lirisë. Presidenti i ndëron, kombi i duartroket, historia ua ruan emrat. 4 Korriku në SHBA, festohet me krenari. me këngë, valle dhe fishekzjarre, e flamuj që valëviten kudo.

Pavarësia është ngjarje me rëndësi, që frymëzon kudo në botë, edhe Kosovën tonë, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe përparimit. Liria, paqja dhe demokracia. është dritë për çdo njeri. Sepse liria nuk njeh kufij, ajo frymëzon kombe, bashkon miq, dhe u kujton brezave, se pa liri nuk ka të ardhme. Urime 4 Korriku! Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot