“Mourinho nënshkroi me Real Madridin në janar”. Maicon e zbuloi këtë në një intervistë me Prime Video, duke reflektuar mbi sezonin heroik të Interit 2009-2010, i cili përfundoi me një tripletë historike. Menjëherë pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, Special One u largua nga zikaltërit për në Madrid.
Megjithatë, ishte diçka që kishte kohë që ziente, siç zbuloi ish-mbrojtësi i krahut, një nga lojtarët kryesorë në triumfin e Interit. “E di, sepse donte të më merrte me vete”, shtoi Maicon. “Nuk i thamë asgjë askujt, prandaj kemi këtë marrëdhënie. Ishte gjëja jonë.
Isha gati të shkoja në shtëpi dhe ai më telefonoi dhe më tha: ‘Kthehu në Appiano, duhet të flas me ty.’ U ktheva dhe ai tha: ‘Do të shkojmë në Madrid, eja me mua. ’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Së pari të fitojmë, pastaj do të shohim.’ Ai ishte i sigurt se do të fitonte.
Gjithçka ishte planifikuar, nuk është rastësi që stërvitjen e fundit para finales së Ligës së Kampionëve e bëmë në qendrën stërvitore të Real Madridit dhe jo në Bernabeu siç është zakonisht”.
