Dy garuesit tanë, Doan Karabeg e Rubina Krasniqi, në këtë fundjavë po e sfidojnë veten në garat elitare të kartingut në Itali. Karabeg, i cili edhe më parë është sfiduar në gara të ndryshme në Itali, kësaj radhe i ka bashkuar forcat me me IRK Promotion dhe teknologjinë R-Evo.
Në botën e kartingut, sidomos në Itali, e cila njihet si djepi botëror i këtij sporti, menaxhimi dhe mbështetja nga një ekip profesionist janë thelbësore. IRK Promotion njihet për standardet e larta, qasjen serioze në zhvillimin e talentit dhe përgatitjen e garuesve për nivelet më të larta të motorsportit. Doani do të sfidojë rivalët me R-Evo.
Ky model përfaqëson fjalën e fundit të teknologjisë në inxhinierinë e kartingut. Shasia R-Evo është e dizajnuar për të ofruar aerodinamikë superiore, ekuilibër të përsosur në kthesa dhe një reagim të menjëhershëm ndaj komandave të pilotit. Është një mjet që kërkon aftësi, agresivitet dhe saktësi, cilësi që Doani është i gatshëm t’i demonstrojë.
Ndërsa për Rubinën është hera e parë që paraqitet në gara sprint me karting racing rotax. Pavarësisht këtij fakti, ajo, njëjtë si Doani, në ushtrimet e sotme u pështatën shumë mirë me makinat e tyre dhe janë optimistë që edhe nesër, fillimisht në kualifikime e më pas edhe në gara të kenë paraqitje të mira.
