Kastrioti i Ferizajt është mposhtur në ndeshjen e parë në Sassari të Italisë. Të shtunën mbrëma kampioni i Kosovës humbi nga Raimond Sassari në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ferizajasit kanë udhëtuar për në Itali pa katër lojtarë të rëndësishëm, përkatësisht të përbërjes startuese.
Patryk Dawid Gregulowski ishte më efikasi te Kastrioti me nëntë gola. Nga pesë i shënuan Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq. Tetë pritje i kishte Rinis Asllani. Ndeshja e dytë është menjëherë të dielën nga ora .