Policia e Kosovës ka konfiskuar 53 kilogramë marihuanë, me vlerë të vlerësuar rreth 80 mijë euro, në kuadër të një operacioni të zhvilluar pas disa muajsh hetime për rastin e koduar “MALI”.
Aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve dhe përgatitje për transportimin e tyre jashtë vendit. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar më 16 tetor, rreth orës , me ç’rast janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e njërës prej veturave është gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar 53 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.
Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan dhe Njësia e Forenzikës Rajonale, e cila ka fotografuar dhe evidentuar provat, si dhe i ka tërhequr ato nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit, me inicialet B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
