Dhuna në familje, armët, droga dhe arrestimet e personave të kërkuar kanë karakterizuar 24 orët e fundit në Kosovë. Në Prishtinë, një i mitur u kap me pistoletë, ndërsa dy persona u arrestuan në operacionin “MALI”, ku u sekuestruan 53 kilogramë marihuanë me vlerë rreth 80 mijë euro.
Ndërkohë, dy gra raportuan dhunë në familje, një i dënuar u ekstradua nga Kroacia dhe një shtetas shqiptar u arrestua në Vërmicë. Prizren – 73-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë Azzam Dida, rreth 73-vjeçar, u gjet pa shenja jete më 15 tetor në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.
Sipas informatave të Sinjalit, kamerat e sigurisë treguan se ai ishte rrëzuar vetë, ndërsa gjatë ekzaminimit nuk u konstatuan rrethana të dyshimta. Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.
Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit Vërmicë – Arrestohet shqiptari i kërkuar për narkotikë Marjus Allikaj, shtetas i Shqipërisë, u arrestua më 15 tetor rreth orës në Pikën Kufitare në Vërmicë.
Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë Ai kërkohej me urdhëresë për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe është ndaluar për 48 orë. Aeroporti “Adem Jashari” – I dënuari ekstradohet nga Kroacia Bekim Lushtaku, 49-vjeçar, u ekstradua nga Kroacia në Kosovë më 15 tetor, rreth orës .
Ekskluzive | Ekstradohet nga Kroacia i dënuari nga Mitrovica – dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti Ndaj tij kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, ndërsa pas mbërritjes në aeroport u dërgua për vuajtjen e dënimit me burgim prej një viti.
Prishtinë – Gruaja denoncon bashkëshortin për sulm fizik Një grua në Prishtinë raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një incidenti të ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Besa”.
Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa rasti u iniciua për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
Prishtinë – I mituri kapet me pistoletë dhe dy fishekë Një 16-vjeçar u ndalua në rrugën “Ali Vitia” pasi tentoi të ikte kur pa Policinë. I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pistoletë “Zoraki” me karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurores, i mituri u ndalua për 48 orë.
Shkabaj – Shoferit i gjendet sprej OC Policia ndaloi një veturë më 16 tetor, rreth orës , në rrugën “Batalioni i Atlantikut” në Shkabaj, ku gjeti një sprej OC. I dyshuari, Getuar Fazliu, u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Policia ndal një veturë në Shkabaj – shoferit i gjendet sprej OC, rasti procedohet për armëmbajtje pa leje Rasti u iniciua për “Armëmbajtje pa leje”. Skenderaj – Gruaja denoncon dhunë psikike, bashkëshorti ndalohet Një grua nga fshati Polac denoncoi bashkëshortin për dhunë psikike më 16 tetor.
Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti u iniciua si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.
Gjilan – Sekuestrohen 53 kilogramë marihuanë, dy të arrestuar Në kuadër të operacionit “MALI”, pas hetimeve disamujore, Policia arrestoi dy persona dhe sekuestroi 53 kilogramë marihuanë me vlerë rreth 80 mijë euro. Substanca u gjet në bagazhin e një veture, ndërsa u sekuestruan edhe dy telefona dhe dy automjete.
Aksioni “MALI” zbulon 53 kilogramë marihuanë, dy të dyshuar prapa grilave për 48 orë Të dyshuarit u ndaluan për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve dhe përgatitje për transportimin e tyre jashtë vendit. Nata në Kosovë u karakterizua nga raste të dhunës në familje, armëmbajtjes, arrestimeve dhe luftës kundër narkotikëve. SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
