Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të

0%

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të jetë miku i tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Dyshohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoç të Epërm të Gjilanit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com