Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën e ka dorëzuar në Polici, duke mundësuar që sendet t’i kthehen pronarit të ligjshëm. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas verifikimit të dokumentacionit dhe përfundimit të procedurave përkatëse, kuleta, dokumentet dhe paratë i janë kthyer pronarit.
Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij shembullor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
