Merkato e transferimeve mund të sjellë një nga lëvizjet më të bujshme në ditët e fundit. Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Manchester Cityn, duke refuzuar një mundësi kalimi te Tottenham. Sipas mediave në Britani, lojtari holandez po shtyn fuqimisht për një transferim në “Etihad”.
Nga ana e tyre, drejtuesit e Liverpoolit janë të hapur për shitjen e tij, por kërkojnë një shifër prej 100 milionë eurove për të lënë të lirë anësorin. Megjithatë, ky operacion varet nga një kusht i vendosur nga “The Reds”, klubi duhet të transferojë njnë anësor të ri para mbylljes zyrtare të merkatos.
