Armando Broja përfundoi në tribunë në ndeshjen që Bërnli u mposht dje kundër Noruiç. Këto të fundit fituan 4 me 1 në shtëpinë e tyre. Trajneri Niki Hajen konfirmoi se Broja mbeti jashtë sfidës së Championship si zgjedhje e tij. Sulmuesi i Kombëtares nuk vuan nga ndonjë dëmtim. “Mungesat?
Oliver pësoi një dëmtim në gju gjatë seancës stërvitore, ndaj fatkeqësisht nuk mund të luante dhe Armando ishte zgjedhje. Ai luajti dy ndeshje radhazi. Është një lojtar pak a shumë i ngjashëm me Zianin(Fleming) dhe ne donim më shumë alternativa në skuadër, duke pasur parasysh vrapimet e Andreas(Hountondji).
Por fatkeqësisht, kur je duke humbur 3-0, atëherë është e vështirë”, u shpreh trajneri i Bërnlit siç raporton “Burnley Extpress”.
