Granit Xhaka titullar! Sunderland pret Fulhamin në “Stadium of Light” në xhiron e dytë të Premier League, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren e parë të sezonit. Sunderland u mposht 2-1 nga Ipswichi, ndërsa Fulhami humbi 3-2 ndaj Chelseat. Fulhami ka avantazh në përballjet direkte, pasi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit ndaj Sunderlandit, me katër fitore dhe një barazim.
Në anën tjetër, vendasit shpresojnë te faktori fushë për të reaguar pas humbjes në javën e parë.
Burimi:
Bota Sot
