Trajneri i Kombëtares shqiptare U-15, Bledar Borova, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, të programuara për t’u zhvilluar më 1 dhe 3 shtator. Në listën e teknikut kuqezi janë përfshirë 21 futbollistë.
Kuqezinjtë e rinj do ta zhvillojnë takimin e parë më 1 shtator në Mal të Zi, në orën , ndërsa sfida e dytë do të luhet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën . Këto dy përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të parë nga afër gjendjen dhe potencialin e futbollistëve, duke vijuar punën për formimin dhe zhvillimin e grupit të Kombëtares U-15.
Lista e plotë me 21 lojtarët e grumbulluar: Portierë: Genis Mlloja, Cen Amulli, Jamarb Dudushi Mbrojtës: Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Alesio Paloka, Artion Biba, Enis Rrepaj, Sejdi Duraj, Gabriel Haka Mesfushorë: Deon Fehimi, Leon Ramaj, Brajan Hykollari, Gerald Qirjazi, Roger Mecja Sulmues: Patrik Shurdhaqi, Raian Guri, Ersan Senko, Rouen Dani, Savio Disha, Rei Muca
