Edhe pse është e shtunë, sot në kuadër të javës së 5-të do të zhvillohet vetëm një ndeshje e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, njësoj si edhe nesër. Pasditen e sotme në Gostivar, duke filluar nga ora , forcat do t’i matin skuadrat vendase të Arsimit dhe Skopje.
Bëhet fjalë për një ndeshje të javës së 5-të ku përballen ekipe që këtë sezon do të zhvillojnë një luftë të ashpër për mbijetesë. Pas një fillimi të dobët të sezonit, Arsimi është në ngritje. Ka regjistruar dy fitore, e fundit si mysafir ndaj Shkëndijës së Haraçinës, dhe tani skuadra e trajnerit Vildan Saliu ka gjashtë pikë, po aq sa edhe kampioni Vardari.
Skuadra nga Autokomanda, në katër javët e para ka regjistruar vetëm dy barazime. Nuk ka fitore dhe me vetëm dy pikë renditet e parafundit në tabelë, duke qenë më mirë vetëm se Bashkimi. “Piratët” e dëshirojnë fitoren e parë, e cila do t’u vinte shumë në ndihmë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se në dy ndeshjet e fundit Arsimi ka luajtur mirë dhe ka shënuar dy fitore.
Arsimi ka ambiciet e veta dhe vështirë se do ta humbasë një mundësi të tillë për të arritur “tre nga tre”, pra fitoren e tretë radhazi. Me nëntë pikë, Arsimi do të ngjitej madje në vendin e tretë të tabelës, menjëherë pas Shkëndijës dhe Strugës. Ndeshja fillon në orën . Kryesor është caktuar gjyqtari Vllatko Iljoski.
