Shpërndaje në: Rayan Cherki ishte lojtari më i mirë i Manchester Cityt të premten mbrëma në fitoren 4:1 në udhëtim te Crystal Palace. Por, ishte pranë zëvendësimit pas pjesës së parë pasi nuk shfaqi lojë të mirë. Cherki pas ndeshjes ka treguar haptazi se çfarë ka biseduar me trajnerin Enzo Maresca, dhe si e bindi atë që të mos e zëvendësojë. “Luajta shumë keq.
Kur trajneri Enzo e mendoi zëvendësimin tim, nuk më pëlqeu. I thash trajnerit më jep edhe pesë minuta dhe nuk do të kesh nevojë më për zëvendësime. Doja që t’i tregoja se e meritoja të luaja. Duhej të shënoja apo të asistoja. Dhe ia dola”, ka deklaruar Cherki pas ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 1:0 në të mirë të Cityt.
Cherki pas pushimit shënoi në minutën e 54-t dhe të 59-të, ndërsa e la fushën në minutën e 82-të, kur rezultati ishte 3:1 në të mirë të Cityt. Erling Haalandi që e shënoi edhe golin e parë, e vendosi rezultatin përfundimtar 4:1 në minutën e 84-t.
