Vuçiq: Haga donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Haga donte që Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, të vdiste pas hekurave.

Ratko Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, vdiq më 27 gusht, në moshën 85-vjeçare, në një spital në Hagë. “Ne tani pamë se Haga donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave, jo në spital.

Veçanërisht, nuk donin të lejonin që gjenerali të vdiste në Serbi, aty ku ai dëshironte” , tha Vuçiq për gazetarët në Oseçinë. Ai e cilësoi këtë si “sjellje jocivilizuese, të paprecedentë dhe të pajustifikueshme”. Vuçiq tha se Mlladiq do të varroset aty ku të dëshirojë familja dhe se autoritetet serbe aktualisht nuk kanë asnjë informacion për këtë çështje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“ Nëse familja dëshiron që Mlladiqi të varroset në Serbi, ne do të ndihmojmë që kjo të bëhet në mënyrë dinjitoze” , tha Vuçiq. Sipas tij, në Hagë janë dërguar ekipe logjistike për të ndihmuar në transferimin e trupit të pajetë të Mlladiqit në Serbi.

Më herët, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, tha se Mlladiqi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore, siç raportoi televizioni Alternativa nga Banja Lluka (ATV). / REL

Burimi: Bota Sot