Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se shpresojnë për marrëveshje për presidentin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka lënë të kuptohet se akoma nuk është caktuar një takim i radhës me Lumir Abdixhikun e LDK-së derisa ka shtuar se sapo të merren vesh do të njoftojnë mediat.
“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”- ka deklaruar Kurti më . Dy herë brenda 10 ditësh janë takuar Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së për të gjetur një president të ri për vendin.
Më u takuan për herë të fundit, me ç’rast pas takimit kanë thënë se kanë folur për emra por pa përmendur se kush janë kandidatët potencialë. Vendi kishte shkuar në zgjedhjet e për shkak të mosarritjes së zgjedhjes së një presidenti të ri dhe sërish rrezikon të shkojë zgjedhje të reja në rast se nuk zgjedhet presidenti.
Ndonëse takimi i së mërkurës, më përfundoi pa një marrëveshje, të dy (Kurti dhe Abdixhiku) deklaruan para mediave se nuk mund të flasin për emrat që u përmendën në takim pasi që kandidatët potencialë për president nuk janë kontaktuar ende. Kurti i quajti negociatat “mjaft të vështira” dhe se do të vazhdojnë të mbajnë takime me LDK-në.
“Nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh, është çështje javësh, e do të donim të ishte çështje ditësh. Komunikimi nuk ndërpritet, takimet do të vazhdojnë.” – deklaroi Kurti pas takimit. Abdixhiku në anën tjetër ka deklaruar se emrat e përmendur ishin në vijë me parimet e dakorduara për pozitën e presidentit.
“Nuk mund të diskutoj për emra konkret në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Po përpiqemi meqenëse jemi të interesuar t’i japim stabilitet Kosovës. Meqenëse e kuptojmë ndjesinë se në Kosovë ka shumë zëra për destabilitet e shumë pak zëra të arsyeshëm për stabilitet.
Duam të jem zë të arsyes për këtë stabilitet. LDK-ja është garancë institucionale, historike 37-vjeçare, që presidenti i Republikës është i denjë për postin që e ka dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndihet krenar.” – deklaroi Abdixhiku.
Ndërkohë, deputetët e PDK-së dhe AAK-së, çdo ditë dalin para Qeverisë duke kërkuar nga Albin Kurti që të kthehet në Kuvend dhe ta mundësojë konstituimin e këtij institucioni. Krahas kësaj, ata mblidhen në sallën e Kuvendit në çdo 48 orë, duke ia përkujtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, se ndërperja e një seance të tillë nuk mund të zgjas më shumë se dy ditë.
Ndaj Deharit, deputetët e PDK-së, së fundmi kanë iniciuar edhe kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës.
