Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Prizren, 17-vjeçari i dyshuar

0%

Një 14-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmë në Prizren pasi dyshohet se është therur me thikë nga një 17-vjeçar. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, 17-vjeçari është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Prizren.

Duke dhënë detaje për rastin, Prokuroria ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës mbrëmë rreth orës , menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. “Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës thekson se është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Burimi: Kallxo