Reshje të dendura shiu goditën disa pjesë të Stambollit sot, pas një paralajmërimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë. Shiu preku zonat e Şila, Sultanbeyli, Maltepe dhe ishujt në anën anatoliane të qytetit, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe uji në rrugë e vështirësuan trafikun. 10 persona u plagosën në dy aksidente trafiku të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Në Esenjurt, 11 automjete u përfshinë në një përplasje zinxhir, dhe gjashtë persona u plagosën. Në Uskudar, në zonën Uzuncayir, katër persona u plagosën në një përplasje midis tre automjeteve. Policia, shërbimet mjekësore dhe zjarrfikësit u dërguan në vendin e aksidentit. Të lënduarve iu dha ndihma e parë, pas së cilës u transportuan në spitalet aty pranë.
Aksidente trafiku me dëme materiale u regjistruan edhe në pjesë të tjera të Stambollit.
