Ka nisur protesta e operatorëve të transportit të udhëtarëve në Fushë Kosovë, të cilët kanë nxjerrë autobusët në rrugën para objektit të Komunës. Si pasojë e protestës, rruga “Tahir Zema” është bllokuar për qarkullim, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me mbikëqyrjen e protestës dhe situatës në trafik.
Në protestë po marrin pjesë operatorët PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet që lidhen me linjat e transportit drejt Prishtinës. Protesta ishte paralajmëruar të mbahej sot, nga ora deri në , përballë Komunës së Fushë Kosovës.
Operatorët kanë deklaruar se po përballen me vështirësi në vazhdimin e shërbimeve të transportit dhe po kërkojnë nga Komuna dhe institucionet kompetente një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje.
