E dhunuan policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma:

0%

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar. Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë. Në lidhje me rastin e të riut, janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria.

Burimi: Bota Sot