255 mijë euro për banim të dinjitetshëm për familjet në nevojë në

0%

Nëntë familje në nevojë në Komunën e Shtimes do të përfitojnë nga një projekt për përmirësimin e kushteve të banimit, me vlerë totale prej 255 mijë eurosh. Në Shtime ka qëndruar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila është pritur nga kryetari i Komunës, Qemajl Aliu.

Gjatë vizitës është nënshkruar dokumenti që i hap rrugë realizimit të projektit për banim adekuat. Sipas Komunës së Shtimes, pas përfundimit të thirrjes publike janë përzgjedhur nëntë familje përfituese. Prej tyre, tetë familje do të përfitojnë renovimin e shtëpive, ndërsa një familje do të përfitojë rindërtimin e shtëpisë.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, tha se implementimi i projektit pritet të nisë së shpejti. “Shumë shpejt pritet të fillojë implementimi i këtij projekti, i cili do t’u mundësojë familjeve në nevojë kushte më të mira dhe më të dinjitetshme jetese. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Aliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai falënderoi ministren Pacolli dhe Qeverinë për mbështetjen në realizimin e këtij projekti. “Falënderoj Ministren Fitore Pacolli dhe Qeverinë Kurti për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Komunës së Shtimes. Së bashku, po i kthejmë projektet në realitet”, tha Aliu.

Vlera totale e projektit është 255 mijë euro. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi