Gazeta Sinjali raportoi më parë për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u ther me thikë. Sinjali ka mësuar se i dyshuari për rastin është një 17-vjeçar me inicialet E.H.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se Policia kishte pranuar informatën rreth orës . “Më datën , rreth orës , Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë”, tha Bytyqi.
Patrulla policore kishte dalë menjëherë në vendngjarje, ku kishte hasur ekipin e Emergjencës duke i dhënë ndihmën e parë viktimës. 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se i mituri kishte marrë plagë nga therja edhe në pjesën e qafës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar pak më larg vendngjarjes. “Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, deklaroi Bytyqi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë. Sipas Policisë, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti është cilësuar si “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.
Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë Konfirmohet raportimi i Sinjalit: 14-vjeçari vdes pas therjes me thikë në Prizren, arrestohet një 17-vjeçar Dyshohet për therje me thikë në “Jeni Mahallë” të Prizrenit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
