Një 31-vjeçar që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar pasditen e së enjtes në zemër të Prishtinës, pasi Policia e ka ndaluar në sheshin “Adem Jashari” dhe ka realizuar urdhëresën aktive ndaj tij, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Gëzim Talla rreth 31-vjeçar, i cili është ndaluar më 27 gusht, rreth orës .
Ndaj Tallës ishte aktive një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit, rasti është koordinuar me Prokuroren kujdestare të Departamentit për Krime të Rënda, me vendim të së cilës 31-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, procedurat ndaj tij vazhdojnë sot.
Talla pritet që në orën të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku do të intervistohet lidhur me rastin për të cilin ishte shpallur në kërkim. Pas intervistimit në Prokurori pritet të vendoset për hapat e mëtejmë proceduralë ndaj tij. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me rastin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
