Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u

0%

Detaje të reja janë mësuar për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u ther me thikë. Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja në pjesën e qafës. Rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës , ndërsa viktima pas plagosjes është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka arrestuar një të dyshuar, po ashtu të mitur, rreth 17-vjeçar. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë. Rasti është cilësuar “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: 14-vjeçari vdes pas therjes me thikë në Prizren, arrestohet një 17-vjeçar Dyshohet se një i mitur ka humbur jetën pas therjes me thikë në Prizren Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com