City fiton me golat e Haalandit dhe Cherkit

0%

Shpërndaje në: Erling Haaland dhe Rayan Cherki kanë shënuar nga dy gola në fitoren 4:1 të Manchester Cityt ndaj Crystal Palacet në udhëtim. Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi javës së dytë të Premier Leagues. Norvegjezi Haaland e shënoi golin e parë dhe të katërt, kurse francezi Cherki e realizoi golin e dytë dhe të tretë.

Mesfushori maroken, Ayyoub Bouaddi, debutoi me fitore te City. City në xhiron e parë e mposhti Bournemouthin me rezultatin 2:1. Ndërkohë për Palacen ishte disfata e dytë radhazi pasi që edhe në xhiron e parë u mposht nga Evertoni.

Burimi: Koha