Sërish ndalet Paris Saint-Germaini

0%

Shpërndaje në: Paris Saint-Germaini është ndalur sërish në barazim. PSG-ja të premten mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim me Lillen në kuadër të javës së dytë të Ligue 1 të Francës. Parisi edhe në xhiron e parë u ndal në barazim nga Rennesi. Hakon Arnar Haraldsson e kaloi në epërsi Lillen në minutën e 21-të. Dilane Bakëa shënoi për 2:0 në minutën e 84-t.

Parisi e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 91-të me golin që e realizoi Vitinha. Ndërsa në minutën e 95-të, Marquinhos e barazoi rezultatin në 2:2. Lille në xhiron e parë fitoi 2:0 ndaj Angersit.

Burimi: Koha