Bradley Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë të shtunën, teksa po afrohet gjithnjë e më shumë me transferimin e tij nga Paris Saint-Germain te Liverpooli. Sipas L’Équipe , reprezentuesi 23-vjeçar i Francës po përgatitet të largohet nga Parisi, pasi PSG dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij, me vlerë rreth 140 milionë euro.
Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të përfunduar fazat e fundit të transferimit të tij në Anfield. Pas mbërritjes në Angli, sulmuesi do të finalizojë detajet e mbetura të marrëveshjes, para se t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me Liverpoolin.
Klubi anglez ka insistuar për sigurimin e shërbimeve të Barcolas, duke vazhduar forcimin e opsioneve të tij në repartin ofensiv. 🗣️“Barcola 𝐖𝐈𝐋𝐋 become a Liverpool player.” – @JacobsBen LIVE 👉 pic.twitter.com/wDhTrSytX0 — GiveMeSport (@GiveMeSport) August 28, 2026 Marrëveshja mes dy0po} rtohet se është arritur të enjten, ndërsa shuma prej rreth 140 milionë eurosh do ta bënte francezin një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier.
