Yaya Toure bën histori në Champions League

0%

Yaya Toure ka hyrë në historinë e Champions League, pasi është bërë trajneri i parë afrikan që drejton një skuadër drejt fazës së ligës së kompeticionit më prestigjioz europian. Trajneri i Slovan Bratislavës udhëhoqi skuadrën sllovake në suksesin ndaj Celjes në fazën kualifikuese.

Slovan siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Ky sukses i Touré është historik për futbollin afrikan, pasi 43-vjeçari është bërë tekniku i parë nga kontinenti afrikan që arrin të dërgojë një skuadër në fazën kryesore të Champions League.

Më parë, afrikani i parë që drejtoi një klub në Champions League ishte Ndubuisi Egbo. Në vitin 2020, nigeriani ishte trajner i Tiranës, por skuadra shqiptare nuk arriti të siguronte kualifikimin për në fazën kryesore të turneut. Touré mori drejtimin e Slovan Bratislavës në qershor të këtij viti. Për ish-mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, kjo është aventura e parë si trajner kryesor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përpara emërimit te Slovan, Touré kishte punuar në akademinë e Tottenhamit, ndërsa më pas ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit te kombëtarja e Arabisë Saudite. Tashmë, në përvojën e tij të parë në krye të një skuadre, ish-ylli i Barcelonës dhe Manchester City-t ka arritur një rekord historik në Champions League.

Burimi: Bota Sot