Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”, pasi që në finale e demoloi përfaqësuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova. Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, e ka komplimentuar Donjetën për suksesin e madh.
“Krenari e artë nga vajzat luftarake të Kosovës! Një lajm i artë po vjen nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”! Sot, populli i Kosovës ka një arsye të madhe për të qenë krenar. Një tjetër vajzë luftëtare kosovare ka ngritur lart flamurin e Kosovës dhe ka shkruar emrin e saj në historinë e Lojërave Mesdhetare! Sot medalja e artë erdhi nga Donjeta Sadiku – Boks!
Por kjo medalje tregon edhe një herë forcën, talentin dhe krenarinë e vajzave kosovare! Me punë, sakrificë, guxim dhe zemër të madhe, ato po dëshmojnë se Kosova ka kampione të denja për skenat më të mëdha sportive. Nga 2018, 2022 deri në “Taranto 2026” – vajzat kosovare shkruan histori!
Në tri edicionet e Lojërave Mesdhetare – 2018, 2022 dhe 2026 – vajzat kosovare kanë fituar gjithsej 6 medalje të arta! Distria Krasniqi – xhudo 2 medalje të arta Nora Gjakova – xhudo 1 medalje e artë Loriana Kuka – xhudo 1 medalje e artë Laura Fazliu – xhudo 1 medalje e artë Donjeta Sadiku – boks 1 medalje e artë. 6 medalje të arta, një sukses madhështor i vajzave kosovare!
Për një popull që ka kaluar nëpër shumë vështirësi dhe sakrifica, këto fitore nuk janë vetëm medalje. Ato janë gëzim, krenari, shpresë dhe dëshmi se puna, disiplina dhe përkushtimi sjellin rezultate të mëdha. Vajza të Kosovës, ju lumtë! Ju e ngritët flamurin e Kosovës lart dhe na dhatë një tjetër arsye për të festuar e për t’u krenuar.
Urime të përzemërta Donjeta Sadikut, si dhe trajnerëve të tyre dhe të gjithë atyre që kanë punuar me përkushtim pas këtyre sukseseve të jashtëzakonshme! Dhe le të shpresojmë se kjo nuk është medalja e fundit! Nesër vazhdojnë garat në xhudo, ku në tapet do të dalin vajzat dhe djemtë e Kosovës.
Suksesi vazhdon, medaljet presin kampionët e rinj!”, – k a shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.