Egnatia eliminohet në Norvegji, por vazhdon aventurën në UEFA

0%

Egnatia ka mbyllur aventurën në UEFA Europa League pas humbjes 2:1 ndaj Lillestrøm në ndeshjen e kthimit të play-off-it, në një sfidë që u vendos vetëm pas kohës shtesë. Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 32-të me Elion Sotën, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0.

Egnatia u mbrojt mirë dhe administroi avantazhin, por Lillestrøm arriti të barazojë në minutën e 82-të me Foss, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, pas barazimit 0-0 në Rrogozhinë. Në minutën e 94-t, Olsen shënoi golin e dytë për skuadrën norvegjeze, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Lillestrøm kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Europa League.

Pavarësisht eliminimit, Egnatia vijon aventurën europiane. Kampionët e Shqipërisë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League, duke garantuar kështu edhe gjashtë ndeshje europiane në këtë fazë të kompeticionit. Tashmë vëmendja kthehet te shorti i fazës së ligës së UEFA Conference League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shorti do të hidhet nesër, më 28 gusht, në orën , në Monaco, ku Egnatia do të mësojë kundërshtarët e saj në këtë fazë.

Burimi: Bota Sot