Një rast i rëndë, i cilësuar si dhunim, është raportuar në Istog, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe më pas është dhunuar seksualisht nga tre persona. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është iniciuar rasti për veprën penale “dhunim”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 gusht, rreth orës . Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se fillimisht ndaj tij është ushtruar dhunë fizike nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, e më pas, sipas deklarimit të tij, është kryer dhunimi seksual. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
