Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

0%

Jurrien Timber është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 3:0 ndaj Lille, duke theksuar se skuadra ishte në kontroll të ndeshjes edhe para se të shënonte golat. Mbrojtësi holandez realizoi golin e parë në minutën e 64-t, ndërsa Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan dy golat e tjerë për fitoren bindëse të londinezëve.

“Ne kemi besim në veten tonë dhe e dimë sa të mirë jemi. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por ishim gjithmonë në kontroll. Na duhej vetëm goli i parë, ndërsa mënyra se si dolëm në pjesën e dytë tregoi karakterin e skuadrës” , deklaroi Timber për TNT Sports.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kontributit të të gjithë lojtarëve, duke pasur parasysh ngarkesën e ndeshjeve dhe lëndimet gjatë sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot