Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog

0%

Raportohet se një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth orës në Istog. Tre të dyshuar kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Rasti po hetohet. “Istog / – . Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi.

Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Burimi: Bota Sot