Këshilli Gjyqësor refuzoi kërkesën e gjykatësve serbë për rikthim në

0%

Gjyqtarët serb dhe stafi administrativ i këtij komuniteti të cilët kishin dhënë doreheqje në mënyrë vullnetare në vitin 2022, nuk mund të kthehen përsëri në sistemin Gjyqësor të Kosovës, ndonëse ata kishin kërkuar rikthim pas 4 viteve.

Kjo pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot më në mbledhjen e 371-të ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën për tërheqje të dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb me nëntë vota për, një kundër dhe një abstenim. Emrat e të dorëhequrve dërgohen te ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

Për këtë vendim ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentës Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se e përshëndet vendimin e Këshillit dhe se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërrmarë veprime për lirim nga detyra të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës më ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës. https://kallxo.com/lajm/kpk-ja-refuzon-kerkesen-e-ish-prokuroreve-serbe-dhe-stafit-mbeshtetes-per-rikthim-ne-pune

Burimi: Kallxo