Seanca ndaj të akuzuarit për spiunazh dhe shantazh, Fatmir Sheholli, pritet të fillojë më . Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Kjo konsiderohet si seanca e parë që ai do të gjykohet me statusin si i akuzuar.
Në seancën fillestare, sipas Kodit të Procedurës Penale, lexohet aktakuza ndaj të akuzuarit dhe kërkohet deklarimi i të akuzuarit rreth akuzave që e ngarkojnë.
Në aktakuzën e siguruar nga Kallxo.com thuhet se sipas pikës së parë të aktakuzës, i pandehuri Fatmir Sheholli dyshohet se nga data e pacaktuar e deri më , me dashje dhe në mënyrë direkte, në vazhdimësi, si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë “BIA” ka zbatuar urdhrat e këtij shërbimi, nën udhëheqjen e një zyrtari, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka siguruar informacione rreth aktiviteteve politike, sigurisë dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe më pas këto informata i ka përcjell te zyrtari i BIA-s serbe.
Aktakuza thotë se i pandehuri Sheholli ka zbatuar në tërësi edhe një plan operativ, plan ky i përgatitur nga një zyrtar i BIA-s serbe, për të dëmtuar interesant e Republikës së Kosovës.
Ky plan ka pasur për qëllim ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur me datën , ashtu që me datën , i pandehuri Sheholli ka udhëtuar në Mitrovicën e Veriut ku është takuar me një person të paidentifikuar nga i cili ka pranuar materiale si audio-inçizime e transkripte bisedash të zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, me qëllim komprometimin e tyre.
Me këtë rast, Sheholli gjithashtu thuhet se ka pranuar edhe shumën prej 5 mijë eurove si shpërblim për kryerjen e kësaj detyre. Duke zbatuar urdhrat e BIA-s serbe, këto materiale, më pas i pandehuri Fatmir Sheholli, i ka dorëzuar tek gazetari Milaim Zeka, bashkë me shumën prej 1 mijë eurove.
Sheholli thuhet se e ka udhëzuar gazetarin Zeka që këto materiale të publikoheshin në emisionin e tij “Pa Rrotlla” disa ditë para ditës së zgjedhjeve. Në dosjen e Prokurorisë, në pikën dy thuhet se Sheholli kishte shantazhuar Arben Jetullahun duke e dëmtuar të njëjtin në vlerë prej 13 mijë euro.
Sipas Prokurorisë, këtë vepër Sheholli dyshohet ta ketë kryer nga viti 2022 e deri në vitin 2025. Sipas dosjes së PSRK-së, shantazhi ishte kryer ndaj Jetullahut që mos t`i publikohen disa video-incizime dhe informacione që do t`i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetet e të dëmtuarit.
PSRK në aktakuzë pretendon se këto veprime ka arritur t`i argumentoj përmes masave të veçanta hetimore. Në këto masa të fshehta, që janë lëshuar me urdhër të gjykatës, në dosje shkruan se janë siguruar komunikime dhe porosi kërcënuese të Shehollit drejtuar të dëmtuarit.
Porositë që i ka dërguar Sheholli të dëmtuarit, Jetullahu, janë bërë derisa i njëjti ishte nën masën e paraburgimit, përmes një familjari të tij. Në këmbim të kërcënimeve sipas dosjes së PSRK-së, shkruan se familjari i Shehollit i kishte kërkuar nga 700 euro pagë në baza mujore me paralajmërimin se në të kundërtën do të publikoheshin video-incizimet.
Sipas dosjes, 500 euro i janë dhënë familjarit të Shehollit, pas kërcënimeve dhe nga frika se do të publikohen këto video-incizime. Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj.
Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj. Po ashtu edhe më datë të njëjtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Gjykata e Prishtinës, masën e paraburgimit për dy muaj Shehollit ia vazhdoi edhe në muajin korrik 2026.
Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025. Raportimet në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit mund ti ndiqni duke klikuar në këtë LINK Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.
