Një person dyshohet se është dhunuar fizikisht e më pas seksualisht nga tre të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës , në Istog. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. “Istog / – . Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi.
Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport. Ndërkaq, siç thuhet në raport lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar.
