Një email i mbërritur në disa institucione ka alarmuar autoritetet e sigurisë në vend. Bëhet fjalë për një mesazh që paralajmëronte vendosjen e bombave në ambientet e institucioneve, kryesisht në sektorin shëndetësor dhe në shërbime të ndryshme. Situata po ndiqet nga hetuesit e Policisë së Shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit.
Nga kontrollet e kryera deri tani rezulton se bëhet fjalë për një alarm të rremë. Kontrollet me qen antieksplozivë dhe pajisje të tjera të specializuara po vijojnë aktualisht edhe në ambientet e SPAK-ut. /Euronews.al
