7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës

0%

Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku ka bërë të ditur se 7 persona kanë mbetur të lënduar. Elezaj ka njoftuar se aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë.

“Sot rreth orës jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Elezaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot