Vritet një qen në Mitrovicë të Veriut: Një person dyshohet se i fshiu

0%

Policia ka intervistuar një person të dyshuar në lidhje me një rast të manipulimit të provave, pas dyshimeve se nga kamerat e sigurisë janë fshirë ose dëmtuar pamjet që mund të lidhen me rastin e një qeni të vrarë pranë strehimores së qenve në Mitrovicë të Veriut. Sipas të dhënave të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Mesut Djekoviq”, më 25 gusht, rreth orës .

Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar nga autoritetet, ndërsa gjatë veprimeve hetimore është konfiskuar edhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë, e cila mund të shërbejë si provë në hetim. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, qenin e ngordhur e kishte vërejtur një grua, dhe rastin e kishte paraqitur në polici. Ndërsa organet e rendit në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë. “Ankuesja femër ka raportuar se ka vërejtur një kafshë-qenë të ngordhur që dyshohet se është goditur-qëlluar me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.

Burimi: Bota Sot